Tre mungesa të sigurta te Vllaznia

Futboll

Tre mungesa të sigurta te Vllaznia

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:56
Tre mungesa të sigurta te Vllaznia

Vllaznia nuk do të ketë të gatshëm në ndeshjen ndaj Kastriotit tre titullarë, që vuajnë prej dëmtimeve. Pikërisht mbrojtësit Darko Bulatoviç dhe Marko Juriç, si dhe sulmuesin Liridon Latifi.

Nga këta të tre është rikthyer në stërvitje kroati Juriç, por gjendja e tij fizike nuk është e mirë dhe as sot nuk do të luajë.

Pritet që Josa t’i qëndrojë besnik formacionit që ka hedhur në fushë edhe në dy përballjet e fundit, me dilemën e vetme në majën e sulmit, aty ku Hoxhaj dhe Aralica luftojnë për një vend.

Ndoshta mund të ketë lëvizje edhe në mbrojtje, aty ku Kruja luan si i djathtë dhe Gurishta është spostuar në qendër. Kandidatë për një vend në formacion janë edhe mbrojtësit Smajli e Spahija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat