Portieri i Kombëtares shqiptare shkëmbehet me portierin italian

Futboll

Portieri i Kombëtares shqiptare shkëmbehet me portierin italian

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Portieri i Kombëtares shqiptare shkëmbehet me portierin italian

Etrit Berisha mund të përfundojë te Napo li. Këto janë të rejat e fundit nga Italia, ku e shohin portierin e Kombëtares shqiptare të kalojë në muajin janar tek ekipi i Luçiano Spaletit që po kryeson Serinë A dhe është drejt rrugës për t’u shpallur kampion.

SIRIGU- Salvatore Sirigu, i cili është portieri i dytë i Napolit është ndalur sërish, si pasojë e një dëmtimi. Ai është stërvitur veçmas grupit dhe për momentin nuk dihet koha e saktë e rikuperimit të tij. Sirigu ankohet shpesh për probleme të ndryshme fizike dhe pa luajtur asnjë minutë këtë sezon, është gati largimi nga Napoli.

BERISHA- Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, kushtet e Sirigut shqetësojnë dhe gjithashtu portieri i parë Meret vijon të stërvitet i diferencuar. Kështu Napoli po fillon që të shikojë përreth dhe të vlerësojë mundësi të tjera.

Mes tyre del edhe hipoteza e një shkëmbimi me Torinon, që po ashtu interesohej për portierin Sirigu. Gazeta napolitane ka folur dje për këtë, teksa shkruan.

“Sirigu ka ngecur sërish dhe nuk po luan për një kohë të gjatë. Ai u stërvit në palestër. Ky është i vetmi aspekt që shqetëson Napolin. Pas Meretit është i riu Marfela. Prandaj ky është një rrezik shumë i lartë në funksion të rifillimit të kampionatit dhe një tur force bashkë me Champions-in do t’i lërë pa frymë. Kështu Torino po interesohet për Sirigun dhe Napoli mund t’i propozojë një shkëmbim me Berishën, i cili kërkon të largohet nga Torino”, shkruhet në artikull.

INTERESIMI- Etrit Berisha ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, teksa ka mbrojtur ngjyrat e Lacios, Atalantës, Spalit dhe Torinos.

Për portierin e kuqezinjve aktualisht interesohet Salernitana, por edhe Specia, dy ekipet që gjithashtu garojnë në elitën e futbollit italian dhe një përforcim i tillë në portë, do t’iu jepte më shumë siguri për qëndrimin në kategori.

Por nëse Specia dhe Salernitana e kërkojnë portierin për të mbetur në A, edhe skuadra e Rexhinës që ndodhet një kategori më poshtë, kërkon për ngjitjen sipër një përforcim si Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat