Cesar: Nuk jam hipokrit, mbështes Francën në finale

Futboll

Cesar: Nuk jam hipokrit, mbështes Francën në finale

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Cesar

Në Brazil kërkonin që çdo Kombëtare tjetër ta fitonte Botërorin nëse nuk do të ishin ata në podiumin e trofeut, por kurrsesi Argjentina.

Tani Kombëtarja e Lionel Mesit do të përballet në finale me Francën. Para këtij takimi ishte ish-porteri i Brazilit, Julio Cesar, që ka dhënë preferencën e tij.

“Si një brazilian, duhet të mbështes Francën. Por ka një rivalitet të madh midis Brazilit dhe Argjentinës.

Nëse Brazili do të ishte në finale, është e sigurt që argjentinasit do të ishin kundër nesh. Ne nuk do të jemi hipokritë tani”, tha Cesar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat