Carlos: Argjentina nuk ka luajtur mirë, shoh favorit Francën

Futboll

Carlos: Argjentina nuk ka luajtur mirë, shoh favorit Francën

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:19
Carlos

E diela po vjen, finalja madhe po afrohet, Argjentina dhe Franca përballen për trofeun më të madh në planet.

Para kësaj sfide, legjenda e Brazilit dhe Real Madrid, Roberto Carlos ka dhënë mendimin e tij personal në lidhje me fituesin.

“Nuk kam asnjë preferencë mes Argjentinës dhe Francës.

Unë jam brazilian dhe do të doja që kombëtarja ime të fitonte, por nuk kam asnjë problem me Argjentinën pavarësisht rivalitetit historik.

Argjentina nuk më emocionon, nuk pashë një lojë të mirë, por nëse është në finale do të thotë se e merituan.

Brazili për fat të keq nuk shkoi siç ishte planifikuar. Unë e shoh Francën si favoritin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat