O shqiptar, ndale veten se nuk të ka hije, si thua ore Mihajlloviqi kampion i madh

Futboll

O shqiptar, ndale veten se nuk të ka hije, si thua ore Mihajlloviqi kampion i madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Mihajlloviq

Ish sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, habit të gjithë me shprehjen për ish futbollistin serb, Sinisha Mihajlloviq, i cili sot ka ndërruar jetë.

“Prehu në paqe. Njëri i madh dhe kampion i madh”, shkruan Tare në një postim në rrjetet sociale.

Zotëri Tare vetëm lexoje postimin e legjendës së futbollit të Kosovës, Faruk Domi, është treguesi më i mirë për ty se kush ka qenë Mihajlloviqi. 

Image
 

Postimi i Tares

“Edhe sot më kujtohet kur Milosheviqi me ushtrinë serbe vriste, dhunonte, plaçkiste, digjte çdo gjë që ishte shqiptare në Kosovë, ky në atë kohë luante për Fiorentinën apo Romën dhe doli me deklaratë e cila u botua në faqen e parë të një gazetë: Idhulli  im është Milosheviqi”, ka shkruar Domi në një koment në rrjete sociale. 

I nderuari Tare, Kosova ka plagë të mëdha nga Serbia, plagë të pashërueshme, me mijëra shqiptarë janë të zhdukur nga regjimi serb, me mijëra të vrarë dhe sot ju dilni dhe thoni se Mihajlloviqi ka qenë një kampion i madh, kjo nuk të përket të paktën si shqiptar.

Më mirë të heshtësh se sa ta quash një kampion të madh. Tare, a e di se Sinisha Mihajlloviq, ka deklaruar: “Kosova është zemra e Serbisë”... A mos vallë nuk keni dëgjuar asnjëherë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat