Finalja e Botërorit ndez derbin Milan-Inter

Futboll

Finalja e Botërorit ndez derbin Milan-Inter

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Finalja e Botërorit ndez derbin Milan-Inter

Ka një Milano argjentinase, dhe një Milano franceze.

E ndarë gjithmonë në kuqezi e zikaltër, pezull në tifon e një botërori që është i të tjerëve e megjithatë përjetohet paksa edhe si një derbi.

Nga njëra anë populli zikaltër, që kapet pas yllit të Messit dhe shpreson në shpërthimin më në fund të Lautaros, nga ana tjetër Milano kuqezi që këndon marsejezën duke mbajtur sytë te Giroud dhe Theo Hernandez, dy që kanë vënë firmën në këtë Kupë Bote. Për një moment kalohet nga Argjentina-Francë te Inter-Milan, sa për t’i dhënë një sens rivalitetit të vjetër dhe për tu ndier protagonistë.

Brenda Botërorit të Milanos ka pak nga të gjitha, Giroud që duhej të shkonte në Katar vetëm si zëvendësues i Benzema, me “puthjen” e fatit mori mbi shpatulla peshën e sulmit francez. Ndërkohë, Theo Hernandez është më i dashur se kurrë në shtëpinë milaniste. Lautaro Martinez, gjithë grintë dhe talent përfaqëson tifon interiste që është gjithmonë argjentinase.

Në këtë mënyrë është e lehtë të kuptohet se një Francë kampione do të sillte entuziazëm në shtëpinë e Milanit, ndërsa Argjentina në çatinë e botës do i jepte një shtysë tjetër krenarisë së Interit.

Duke e parë me sytë zikaltër, duke shpresuar që Lautaro të marrë skenën në aktin e fundit të një Botërori ku deri tani ka vuajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat