Tifozët argjentinas protestojnë para hotelit të kombëtares

Futboll

Tifozët argjentinas protestojnë para hotelit të kombëtares

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 16:22
Tifozët argjentinas protestojnë para hotelit të kombëtares

Tifozët e kombëtares së Argjentinës që ndodhen në Katar për të parë finalen e Kupës së Botës mes vendit të tyre dhe Francës kanë mbetur të zhgënjyer nga Federata Argjentianse e Futbollit (AFA). Ata janë mbledhur të shumtë sot dhe kanë protestuar para hotelit ku është akomoduar kombëtarja argjentinase, ku ndodhen edhe drejtuesit e Federatës.

Shkak është bërë mungesa e biletave për të parë ndeshjen.

Tifozët shprehen se Federata nuk ka mbajtur fjalën për t’u gjetur bileta tifozëve, që kanë ardhur të shumtë për të parë finalen dhe mbështetur Messi me shokë. Edhe ato pak bileta që gjenden në tregun e zi, shiten me cmime marramendëse, të pamundura për t’u blerë prej tyre.

Gjithsesi, sipas tyre është e pamundur të gjesh bileta për ndeshjen, ndërkohë që tifozët shprehen se Federata kishte premtuar se do t’u shpërndante, natyrisht me pagesë, deri në 10 mijë bileta. Sipas tifozëve, Federata Argjentinase do të bënte të njëjtën gjë që pat bërë edhe Federata e Marokut me tifozët e tyre, por mbetën të zhgënjyer.

Tifozët protestuan para hotelit ku ndodhen punonjësit e Federatës dhe kombëtarja, duke i akuzuar ata për korrupsion dhe klientelizëm. Shumë tifozë janë nisur nga Argjentina enkas për të parë finalen ndaj Francës, por ende nuk kanë siguruar një biletë për ndeshjen e së dielës. Ndërkohë që, në tregun e zi, biletat po shiten shumë shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat