Rifati: Sot për mua është një ndër ditët më të vështira në karrierën time 

Futboll

Rifati: Sot për mua është një ndër ditët më të vështira në karrierën time 

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 21:57
Arbnor Rifati

Arbnor Rifati jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetrajnerit të klubit të basketbollit Ponte Prizreni. 

Sipas tij, është dita më e vështirë në karrierë si trajner.

 “Sot për mua është një ndër ditët më të vështira në karrierën time si trajner.

Për disa arsye personale nga sot më nuk do jem kryetrajner i ekipit që e dua më së shumti në botë, me ekipin cilën bëmë më të mirën për basketbollin, klubin Ponte Prizreni.

Çdo fillim ka një mbarim, unë fuqishëm do vazhdojë punën në menaxhment të skuadrës.

Sa është e vështirë për mua aq më e vështirë do jetë edhe për gjithë ju që ishit në mbështetjen time të vazhdueshme.

Ju premtoj, që Special One do të rikthehet më fort se kurrë.

Nga zemra ju falënderoj, ju dua shumë”, njofton Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat