Portierët e kombëtares telashe me minutazhin

Futboll

Portierët e kombëtares telashe me minutazhin

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:32
Berisha e Strakosha

Portierët e kombëtares telashe me minutazhin!

Pas Etrit Berishës që pritet të largohet nga Torino për shkak të minutazhit të ulët, të njëjtin veprim duket se do të ndjekë edhe portieri tjetër i kombëtares, Thomas Strakosha. I transferuar në verë me shumë bujë tek Brentford në Premier League, 27-vjeçari nuk ka mundur të fitojë besimin e stafit teknik me trajnerin Thomas Frank që preferon spanjollin David Raya.

Deri në këtë pikë të sezonit, Strakosha është aktivizuar në vetëm një ndeshje të Brentford, dhe ajo e luajtur në Kupë ndaj Colchester, teksa ende nuk ia ka dalë të debutojë në Premier League që ishte edhe ëndrra e tij.

I zhgënjyer nga klubi i Premier League, në Itali raportojnë se ish-gardiani i Lazios është i gatshëm të ndryshojë ambient dhe në merkaton e janarit të transferohet në një skuadër ku të ndjehet sërish i rëndësishëm e numri një mes shtyllave, për të pasur më pas edhe mundësinë që të rifitojë pozicionin e tij në kombëtaren e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat