Marciniak vjen për të arbitruar finalen: Pashë vdekjen me sy, kjo është një ëndërr

Futboll

Marciniak vjen për të arbitruar finalen: Pashë vdekjen me sy, kjo është një ëndërr

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:58
Marciniak

Do të jetë Zimon Mar ciniak arbitri që do të ketë privilegjin, por edhe përgjegjësinë e madhe për të arbitruar finalen më të rëndësishme të arenës futbollistike. Sot në orën 16:00 (shqiptare), në stadiumin “Losail”, i cili do të presë 88 mijë fatlumë, “bilbili” polak do të vendos ligjin në finalen mes Argjentinës dhe Francës, e vlefshme për Kupën e Botës.

“Katar 2022” i bën kështu 41- vjeçarit dhuratën më të bukur, pasi një vit e gjysmë më parë ai u shkëput nga arbitrimi, si rrjedhojë e një ataku kardiak.

“Kalova një vit shumë të vështirë së fundmi. Pashë vdekjen me sy, por mbi të gjitha, edhe pse u riktheva në jetë, për mua ditët u bënë edhe më të vështira, pasi m’u detyrua që të ndërprisja arbitrimin.

Për ne arbitrat, gjykimi i ndeshjeve janë si goli për sulmuesit… Në fillim e pata të vështirë, pasi m’u desh që të humbja pjesëmarrjen në Europian. Për mua, duke qenë në moshën më perfekte nga ana profesionale (41 vjeç), ishte një ndjesi e tmerrshme.

Vetëm unë dhe ekipi im e dimë sesa e vështirë ishte që ta pranoja. Por tani, jeta ma rikthehu atë që humba dhe nuk dua të rresht së qeshuri e festuari për këtë përgjegjësi kaq të madhe dhe të rëndësishme. Nuk mund ta kuptoni ndjesinë time, – vazhdon Marciniak në deklaratën për FIFA-n, përpara gazetarëve. – Të jesh arbitri i finales së Kupës së Botës është e pabesueshme. Realisht tani ndihem shumë krenar për veten dhe për ekipin tim të arbitrave, sepse ky vlerësim nuk është vetëm për Zimon Marciniak, por edhe për ata të tjerët që më ndihmojnë, më mbështesin dhe ndajnë përgjegjësinë me mua në fushë”, përfundoi polaku.

Për sa i përket Zimon Marciniak, ai i ka arbitruar nga një herë të dyja finalistet: Argjentinën në suksesin 2-1 ndaj Australisë në 1/8-at, ashtu sikurse Francën që triumfoi 2-1 në grupe ndaj Danimarkës.

Madje, Mesin me shokë e ka gjykuar edhe në Botërorin rus, barazimi 1-1 në grupe ndaj Islandës, ndeshje në të cilën Lionel Mesi gaboi një penallti për të dërguar te suksesi bardhekaltrit.

Polaku në të kaluarën ka qenë futbollist, duke veshur bluzën e skuadrës së vendlindjes, Visla Plok, por vendosi që të lërë lojën e luajtur pas një kartoni të kuq të marrë padrejtësisht sipas tij, i cili mesa duket e bindi që të nisë arbitrimin dhe të kërkojë të japë gjithmonë vendimin e drejtë në ndeshjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat