Tifozja e Botërorit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”

Futboll

Tifozja e Botërorit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:00
Tifozja e Botërorit zgjohet nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”

Nëse Lionel Messi ishte protagonisti më i madh i Botërorit në fushën e blertë, pa dyshim që medalja e artë për tribuna i takon kroates Ivana Knoll.

Tifozja më “hot” e Botërorit e mbështeti Kombëtaren kroate deri në marrjen e medaljes së bronztë, ndërsa ishte prezente edhe në finale të Kupës së Botës.

E në njërën prej ditëve të qëndrimit të saj njëmujor në Doha të Katarit, ish-miss Kroacia u zgjua nga gjumi me Granit Xhakën “përballë”.

Image

Më saktësisht, bukuroshja kroate,publikon pamjen me ndërtesat e larta përballë.

E në njërën prej tyre shihet një fotografi gjigante e Granit Xhakës, i cili ishte protagonist i Zvicrës në “Katar 2022”.

Ivana Knoll u bë e famshme në krejt botën falë fizikut të saj të përkryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat