Paredes, Di Maria dhe Messi të shokuar, për pak prekën katastrofën

Futboll

Paredes, Di Maria dhe Messi të shokuar, për pak prekën katastrofën

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:07
Paredes, Di Maria dhe Messi të shokuar, për pak prekën katastrofën

Argjentina pranë katastrofës gjatë paradës si kampione e botës, e cila po mbahet në Buenos Aires, në një shesh të mbushur me qindra-mijëra tifozë. Lojtarët bardhekaltër kanë hipur mbi një autobus të hapur dhe po lëvizin rrugëve të kryeqytetit, duke marrë duatrokitjet frenetike të mbështetësve të zjarrtë.

Messi dhe shokët e tij zbarkuan rreth orës 2 të mëngjesit në Buenos Aires, teksa mijëra tifozë i prisnin në rrugë për të përshëndetur kthimin e Kupës së Botës në atdheun e tyre 36 vite më vonë. Ekipi përshkroi rrugën ndërmjet aeroportit dhe selisë së Federatës Argjentinase të Futbollit. Numri 10 ishte ulur në pjesën e pasme të kuvertës së sipërme të autobusit. Me të Paredes, De Paul, Di Maria dhe Otamendi.

Në një moment, autobusi kaloi nën një tel të sipërm, që për pak i “këputi” pesë lojtarët e cituar më sipër. Përplasja u evitua në momentin e fundit. Në pjesën e mëvonshme të udhëtimit, megjithatë, ky incident u harrua. Lautaro Martinez festoi duke luajtur me një daulle, bashkëlojtarët u bashkuan në thirrjet dhe këngët e tifozëve, turma valëviti flamurin argjentinas.

Qeveria argjentinase ka vendosur ta shpallë të martën festë kombëtare. Në një autobus zyrtar, sot skuadra do të pritet sërish nga mijëra tifozë, të cilët do të mund të përfitojnë nga festa publike për të qenë edhe më shumë se natën në sheshe. Pjesa më e madhe e festimeve do të përqendrohet tek Obelisku i famshëm në Buenos Aires, ku një milion njerëz mbërritën të shtunën në mbrëmje për të kremtuar triumfin kundër Francës.

Trajneri Lionel Scaloni tha: “Jam krenar. Jam më pak i emocionuar se ditët e tjera. Ky ekip thjesht më bën krenar. Dua t’Iu them njerëzve të kënaqen, sepse ky është një moment historik. Jemi mësuar të goditemi, kështu që ne e dimë se si t’i kapërcejmë uljet dhe ngritjet. Të jesh në krye është diçka unike, argëtuese e pabesueshme.

Prindërit më mësuan të mos dorëzohem kurrë, të mos shkoj kundër askujt dhe të shoh gjithmonë përpara. Unë pata fatin që isha këtu dhe jam mirënjohës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat