Drama që i ndodhi Di Marias përpara finales, vajza në spital

Futboll

Drama që i ndodhi Di Marias përpara finales, vajza në spital

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:08
Drama që i ndodhi Di Marias përpara finales, vajza në spital

Angel Di Maria ishte padyshim figura kryesore e Argjentinës në finalen kundër Francës, ku së bashku me Mesin dhanë kontributin maksimal për fitimin e trofeut që u mungonte prej 36 vitesh.

Lojtari i Juventusit fitoi një 11 metërsh dhe realizoi golin e dytë për amerikano-jugorët në 64 minutat që ishte prezent në fushë.

Por jo gjithçka shkoi mirë për Di Marian para finales. Përpara ndeshjes së madhe, vajza e tij përfundoi në spital për shkak të temperaturës së lartë që e shoqëronte prej ditësh.

Megjithatë, mjekët arritën të stabilizonin gjendjen shëndetësore të saj, duke bërë të mundur që Di Maria të kishte mbështetjen e rëndësishme në shkallët e stadiumit, familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat