Gafa e madhe që fshihet pas këtij veprimi të ulët

Futboll

Gafa e madhe që fshihet pas këtij veprimi të ulët

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:33
Gafa e madhe që fshihet pas këtij veprimi të ulët

Franca reagon për humbjen ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit 2022. Ky reagim ka brenda një përzierje talljeje dhe ofendimi ndaj atij që në veçanti ka përcaktuar suksesin e amerikano-jugorëve në Katar, pikërisht Leo Messi. Në Paris, një pijetore e ka parë të arsyeshme të nënvlerësojë numrin 10 argjentinas, duke e trajtuar atë (në fakt, fanellën e tij) si një rrogoz dere.

Në hyrje të pijetores së Parisit ka një mesazh për klientët: “Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”. Natyrisht, në vend të rrogozit të vërtetë është fanella me numrin 30, ajo e Leo Messit te PSG.

Pronari i lokalit bëri një gafë, sepse përdori fanellën që mban “La Pulce” kur luan me PSG në vend të asaj argjentinase me “10” në shpinë.

Po tani? Si do ta marrin tifozët parizienë këtë përçmim të skajshëm të yllit të tyre, sepse fanella-rrogoz është e Messit, por me ngjyrat e PSG…?!

Si do të reagojnë ‘pronarët’, pra tifozët e PSG-së? A do të jetë më e fortë dashuria për vendin apo rrënjosja për skuadrën e preferuar? Të gjithë të tjerët, nga ana tjetër, nuk do ta kenë problem të tallen me kampionin që ngriti Kupën e Botës në Doha, edhe nëse kjo do të ketë më shumë shije si një akt “gërryes” sesa një shaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat