Pioli: Ne besojmë

Futboll

Pioli: Ne besojmë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:59
Pioli: Ne besojmë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli beson se skuadra e tij mund të mbroj titullin e kampionit, edhe pse ‘Rossonerët’ janë tetë pikë prapa liderit të tabelës, Napoli.

Emocionet e elitës italiane rikthehen brenda pak ditësh, i cili ishte ndërprerë për shkak të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Tekniku italian mendon se nëse Napoli vazhdon me formën e mirë është më afër titullit, megjithatë, Pioli thotë se skuadra e tij, ka cilësi që mund të përmbys diferencën e pikëve me ‘napolitanët’.

“Nëse Napoli ruan këtë ritëm të jashtëzakonshëm në fund ata do t’i kalojnë 100 pikët dhe ne duhet ta përgëzojmë”, tha ai.

“Por ne kemi cilësi dhe vendosmëri. Ne besojmë”, theksoi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat