Klubi i Simon Simonit shpallet më i miri i vitit në Bundesligë

Futboll

Klubi i Simon Simonit shpallet më i miri i vitit në Bundesligë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 18:19
Klubi i Simon Simonit shpallet më i miri i vitit në Bundesligë

Eintrachti i Frankfurtit shpallet ekipi më i mirë i sezonit në Gjermani.

Klubi gjerman befasoi të gjithë sezonin e kaluar në Europa League, duke bërë një rrugëtim fantastik, që u shënjua nga eliminimi i Barcelonës dhe u kurorëzua me trofeun në fund.

Krahas paraqitjes së skuadrës në fushë, Eintrachti shkëlqeu edhe në tribuna, falë tifozerisë fantastike, që dhuroi spektakël në çdo stadium dhe në fund festa për triumfin në Europa League ishte legjitime.

Këtë sezon Eintrachti i Frankfurtit pozicionohet në vendin e katërt me 247 pikë ,ndërsa pjesë e ekipit është bërë tashëm edhe portieri i talentuar shqiptar, Simon Simoni, i cili firmosi pak ditë më parë dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit në fillim të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat