Pjesa e parë: Leicester në epërsi, pa gola mes Newcastle e Bournemouth

Futboll

Pjesa e parë: Leicester në epërsi, pa gola mes Newcastle e Bournemouth

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Carabao Cup, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “MK”, Leicester gjendet në epërsi prej 2:0 si mysafirë i skuadrës së MK Dons.

Një gol nga Ayoze Perez dhe një tjetër nga Youri Tielemans kanë bërë diferencën deri tani në këtë përballje për “Dhelprat”.

Ndërkaq, në ndeshjen më interesante të programit të sotëm mes Newcastle United dhe Bournemouth ende nuk ka gola, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 0:0.

Rezultat i njëjtë 0:0 gjendet edhe në përballjen mes Wolverhampton e Gillingham, kurse Southamptoni po barazon 1:1 me skuadrën e Lincoln.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të Carabao Cup i gjeni më poshtë.

MK Dons 0:2 Leicester City

Newcastle United 0:0 Bournemouth

Southampton 1:1 Lincoln

Wolverhampton 0:0 Gillingham

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat