Festa e medaljes së bronztë, futbollistët kroatë këndojnë: “Do t'i vë flakën dy-tre selive serbe”

Futboll

Festa e medaljes së bronztë, futbollistët kroatë këndojnë: “Do t'i vë flakën dy-tre selive serbe”

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:47
Futbollistët kroatë

Kombëtarja e Kroacisë ishte e treta më e mira në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kroacia e fitoi medaljen e bronztë të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Marokun.

Pasi që u kthyen në Kroaci, futbollistët kroatë filluan të festonin pas fitimit të medaljes së bronztë në këtë Botëror.

Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe yjet si Marcelo Brozovic e Dejan Lovren, të cilët vërehen duke kënduar këngë nacionaliste.

“Për shkak të Anicës dhe kazanit me verë, do të djeg Krajinën deri në Knin. Do t’i vë flakën dy-tre selive serbe, do të kisha ardhur për asgjë”, këndonin futbollistët kroatë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat