Dybala tregon këshillën e Martinez para goditjes së penalltisë

Futboll

Dybala tregon këshillën e Martinez para goditjes së penalltisë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 14:46
Dybala

Paulo Dybala nuk ishte protagonisti kryesor për Argjentinën në Kupën e Botës, megjithatë në momentin që iu besua goditja e penalltisë në finale, nuk zhgënjeu. La Joya, mposhti portierin Hugo Lloris me një goditje qëndrore ndërsa së fundmi zbulon edhe prapaskenat në lidhje me penalltinë duke theksuar se ndoqi këshillën e portierit Emiliano Martinez.

“E vërteta është se kur trajneri Scaloni më thërriti për t’u futur në fushë, e dija mirë se bëhej fjalë për të goditur penalltinë.

U mundova të isha sa më i ftohtë, nuk ishte e lehtë sepse nuk ndodh që ta luash çdo ditë një finale Botërori. Ishte momenti im, u desh pak kohë që të mbërrija deri te topi para se të godisja.

Më erdhi në mendje biseda me Martinez, portieri ynë më këshilloi që të gjuaja fort dhe në qendër. Por, për një moment mendova të godisja në krah, por në fund mendova fjalët e Martinez; Fort dhe në qendër. Për fat shënova, pasi portieri u hodh në krahun që unë do të godisja”, u shpreh Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat