Voska përforcohet me portierin me përvojë 

Futboll

Voska përforcohet me portierin me përvojë 

Nga: K.G.. Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:20
Velii

Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, që synon elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, është përforcuar me një portier me përvojë siç është Hadis Velii.

“Pas Ermedin Adem, Voska Sport gjatë ditës së sotme ka bërë për vete edhe ish portierin e Renovës, Hadis Velii. Gardiani tetovar skuadrës sonë i bashkohet nga radhët e Besës së Dobërdollit, aty ku kaloi 6 muajt e fundit. 

Ndryshe bëhet fjalë për një portierë me eksperiencë të madhe në elitën e futbollit vendor, aty ku ka mbrojtur portën e Shkëndijës dhe Renovës, derisa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e  Gostivarit dhe Vëllazërimit nga Kërçova.

Ndryshe Velii në Ligën e Parë të Maqedonisë ka regjistruar 111 paraqitje, ndërsa gjithashtu me Renovën ishte paraqitur edhe në ndeshjet e Liga Europa, duke numëruar 3 paraqitje”, njofton FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat