Mbrojtja dhe sulmi nuk i shpëtojnë gjyqit nga 57-vjeçari

Futboll

Mbrojtja dhe sulmi nuk i shpëtojnë gjyqit nga 57-vjeçari

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:09
Mbrojtja dhe sulmi nuk i shpëtojnë gjyqit nga 57-vjeçari

Dështimi i përfaqësueses gjermane në Botërorin e Katarit mori trajtën e një surprize të vërtetë, pasi fryma mbizotëruese dhe premtimet e Flik me Myler krijojnë idenë se ata i kishin ndërtuar qartë idetë rreth aventurës në këtë kompeticion.

Si përfundim “Pancerat” nuk ia dolën të përmbushnin as objektivin më minimal, kalimin e grupeve, ku humbja ndaj Japonisë dhe barazimi me Spanjën e bënë të pavlefshëm suksesin në takimin përmbyllës me kostarikanët, e përfunduar me shifrat 4-2. Gjithsesi kjo “dramë” i përket së shkuarës dhe ka qenë pikërisht tekniku Flik, ai i cili ka zgjedhur “ekuacionin” sipas interpretimit të tij se nga erdhi dështimi në Kupën e Botës.

MBROJTJA-“Prapavija ishte mesatare, nuk kishte kompaktësinë e duhur dhe të qenit në këto nivel në një kompeticion ku qoftë edhe gabimi më i vogël të kushton në arritjen e objektivave. Pikërisht kjo pikë mbart një përgjegjësi tejet të lartë. Djemve të repartit në fjalë u mungon komunikimi në linjë. Situatat e krijuara nuk mund të na heqin përgjegjësinë, të paktën të shërbejë si indikator reflektimi mbi vazhdimësinë. Elasticiteti do të ishte fraza më e duhur për ta përmbledhur mbrojtjen tonë, pra mundësia e të ndërvepruarit, si me sferën nën këmbë ashtu edhe me presingun ndaj kundërshtarit, përfundimi pasqyroi se ky element mungonte”, pohonte me nota kritike Hansi.

SULMI-“Do të gënjeja nëse do të thosha se zhvilluam lojë pozitive në sulm. Mjaftojnë statistikat për të kuptuar se mungesa e efikasitetit para porte na ndëshkoi ta shikonim pjesën tjetër të Botërorit nga shtëpia. Mund të ishim ne atje në fazat me eliminim, ndonëse mbeti mund… 26 goditej në kuadrat, si askush në fazën e grupeve, duke e kthyer portën kundërshtare në tabelë qitjeje, s’mjaftuan, sigurish që faji është i yni. Dinim të organizonim, por jo t’i konkretizonim”, tha Flik.

PËRÇARJA E TIFOZËVE- “Mbeta pa fjalë nga mbështetja e pakushtëzuar nga tifozët e Marokut, Argjentinës, e shumë përfaqësuese të tjera përgjatë turneut, ndonëse kjo mungoi te ne. Besoja se populli ynë do të ishte me ne, por e vërteta na solli një tjetër realitet. Ata u mbështetën më shumë në argumente rreth organizatorëve mbi te drejtat e njeriut dhe në momentin tonë më të vështirë, filluan të gjykojnë paraqitjen tonë. Nëse duam t’ia dalim, duhet të jemi të bashkuar, aq më pak kur gara e ardhshme luhet në tokën tonë”, përfundoi ish-trajneri i Bajernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat