Tentoi me çdo kusht të prekte Kupën e Botës, merren masat ndaj Nusretit

Futboll

Tentoi me çdo kusht të prekte Kupën e Botës, merren masat ndaj Nusretit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:01
Merren masat ndaj Nusretit

Kuzhinieri turk Nusreti u fut në fushë pasi Argjentina u shpall kampione bote. Gjatë festimeve ai u filmua duke u përpjekur në çdo mënyrë për të prekur Kupën e Botës.

Një veprim që është kritikuar nga të gjithë, por edhe e ndaluar nga vetë rregullat e FIFA-s: “Trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket dhe mbahet në dorë vetëm nga një rreth i kufizuar njerëzish, duke përfshirë fituesit dhe krerët e shteteve”.

Duke qenë se ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj tij, janë marrë masat e parë për kuzhinierin e famshëm.

Përmes një postimi në Twitter, Kupa e Hapur e SHBA njoftoi se Nusreti do të përjashtohet për finalen e vitit 2023. 

Lamar Hunt US Open Cup është kupa kombëtare e futbollit e Shteteve të Bashkuara.

Ajo është gara më e vjetër zyrtare e futbollit në SHBA dhe organizohet nga Federata e Futbollit të SHBA-së. Në këtë kupë marrin pjesë të gjitha skuadrat nga Liga e Madhe Amerikane dhe Liga e Bashkuar e Futbollit dhe fituesi i finales fiton një kalim direkt në Ligën e Kampionëve CONCACAF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat