Ylli i Kroacisë shkon për të festuar vendin e tretë me një Fiat Punto

Futboll

Ylli i Kroacisë shkon për të festuar vendin e tretë me një Fiat Punto

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:00
Ylli i Kroacisë shkon për të festuar vendin e tretë me një Fiat Punto

Mbrojtësi i Kroacisë, Josko Gvardiol zhvilloi një Kupë Bote fantastike me Kroacinë, duke qenë një nga futbollistët më të spikatur. 20-vjeçari i Leipzig ndihmoi ekipin ballkanas që të renditej në vendin e tretë në turneun më të rëndësishëm.

Skuadra e Dalic fitoi 2-1 ndaj Marokut në finalen për vendin e tretë, ku morën dhe medaljen e bronzit.

Tifozët kanë nisur ta pëlqejnë shumë futbollistin jo vetëm për formën e tij, por dhe në mënyrën e sjelljes apo jetesën e tij.

Djaloshi i talentuar ka një makinë Fiat Punto, të një modeli të vjetër. Gvardiola ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2027, ndërkohë që ndiqet nga klube të mëdha si Real Madridi, Manchester City dhe Bayerni, që janë gati të paguajnë mbi 100 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat