E ardhmja e Messit do të qartësohet pas Vitit të Ri

Futboll

E ardhmja e Messit do të qartësohet pas Vitit të Ri

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:07
E ardhmja e Messit do të qartësohet pas Vitit të Ri

E ardhmja e Leo Messit duhet të fillojë të qartësohet me fillimin e vitit të ri. Ylli argjentinas përfundon kontratën me Paris Saint-Germain më 30 qershor 2023 dhe burime pranë lojtarit pranojnë se, pasi të mbarojnë festimet për Kupën e Botës në Katar, do të duhet të përballet me situatën e tij. Dhe kjo do të ndodhë rreth fillimit të vitit të ardhshëm.

Në këtë moment, klubi që duket më afër për ta bindur Messin është PSG, sepse nuk e ka fshehur synimin për të vazhduar me argjentinasin në radhët e veta. Plani i parizienëve është që të bëhen klubi në të cilin Leo hedh hapat e tij të fundit në elitën e futbollit.

Duke marrë parasysh që sapo ka fituar Kupën e Botës, duke udhëhequr ekipin argjentinas, Messi nuk e sheh veten duke shkuar drejt një lige të vogël si ajo e Amerikës së Veriut. Përkundrazi, e sheh veten me forcë të mjaftueshme për të vazhduar të konkurrojë në nivelin më të lartë për të paktën një apo dy vite.

PSG dëshiron të përfitojë prej tij dhe të bëhet klubi i dytë i madh i referencës, në të cilin shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” luajti ndeshjet e fundit, ende në një fazë të performancës së lartë. Përveç kësaj, ata duan ta bëjnë atë një ambasador për markën e tyre në mbarë botën, gjithashtu për konglomeratin e Katarit që menaxhon klubin parizien.

Në këtë kuadër, PSG e nis me avantazh. Presidenti Nasser Al-Khelaifi tashmë e ka bërë të qartë se synimi i tij është të rinovojë kontratën me Messin. E tha para finales kundër Francës dhe gjithashtu pas triumfit argjentinas ndaj Mbappe & CO. Në fakt, Nasser e kërkoi Leon pas fitores së Albiceleste në të njëjtin stadium Lusail për të bërë një fotografi.

Kujtojmë se Joan Laporta tha në fushatën elektorale që, nëse kishte ndonjë mundësi, ai do të rinovonte me argjentinasin. Gjërat më pas dihet si rrodhën, Messi u largua në lot nga klubi katalanas.

Ndërsa Messi duket i vendosur të luajë në një nivel të lartë për më gjatë, PSG ka shumë para dhe dëshiron të rinovojë me të. Klubi francez është më i miri për ta mbajtur atë në 90%, sipas njerëzve që e njohin dhe janë në dijeni të situatës.

Fakti i mposhtjes së Francës dhe Mbappes në finale nuk është një handikap i madh në këtë kuptim, sepse argjentinasi nuk ka treguar asnjë lloj përbuzjeje apo talljeje ndaj shokëve të tij apo kombëtares franceze. Në fakt, ai dhe Mbappé u përqafuan pas ndeshjes në një shembull të qartë të ‘fair-play’. Përveç kësaj, Messi dhe familja e tij janë përshtatur shumë mirë me Parisin në këtë sezon të dytë te PSG.

Edhe sot e kësaj dite, te Barça ka heshtje totale për opsionin e rikuperimit të Messit. Përafërsisht një muaj më parë, burime nga entiteti blaugrana “rrëshqiti” dëshira e një rikthimi të mundshëm të ish-kapitenit. Në fakt, vetë presidenti Laporta dhe trajneri Xavi Hernández folën publikisht gjatë turneut të korrikut në SHBA për interesin e kthimit të ’10’ në fund të kontratës me PSG-në, në vitin 2023. Madje disa informacione të mëvonshme theksuan se Laporta donte ta avanconte kthimin e tij që në janar, pas Kupës së Botës.

Presidenti blaugrana e ka uruar për momentin në Twitter dhe gjithashtu ka deklaruar se fitorja e Messit në Katar është një fakt “drejtësie historike” për argjentinasin. Mbetet për t’u parë nëse ka një thirrje direkte nga Laporta te Messi dhe nëse marrëdhënia do të rikthehet si më parë.

Operacioni i rikthimit të tij është i vështirë të përshtatet financiarisht në realitetin aktual të klubit të Barçës. Pra, rikthimi i Messit duket më shumë një utopi sesa realitet. Përveç nëse Leo vendos të rikthehet në Barcelonë, gjithsesi. Ata që e njohin nuk e shohin tani për tani në një situatë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat