Hallaçi tregon sesi i motivon lojtarët e Kukësit

Futboll

Hallaçi tregon sesi i motivon lojtarët e Kukësit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:47
Hallaçi

Hallaçi arriti të marrë fitoren e parë në drejtimin e Kukësit. Në ditën e djeshme, verilindorët mundën Laçin e Mezanit në shifrat 1-0.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Hallaçi nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar Kukësin.

“Arritëm të fitonim, por nuk jemi të lumtur pasi jemi poshtë në renditje, Kukësi është ndërtuar për të qenë në vendet e sipërme. Kemi folur me lojtarët dhe në anën psikologjike, jam munduar ti mbajë larg presionit. U kam thënë se do të vijë koha kur do ta harrojmë këtë. Lojtarët po më përgjigjen mirë. Duam të rregullojmë këto probleme dhe të kthejmë Kukësin si ka qenë më parë. Historia e Kukësit është ndërtuar me mund dhe sakrificë.

Në pak kohë kemi marrë trofe dhe kemi arritur larg në Europë. Ka momente jo të mira që duhet t’i rregullojmë me qetësi. Tani do të flas me drejtuesit për vazhdimësinë. Situata është e vështirë te Kukësi, por nuk e fsheh dëshirën për ta marrë përsipër, sfidat janë të bukur për t’u fituar”, tha Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat