Ekipi i Duros e përmbys me 10 lojtarë dhe i shkon 1 pikë larg Tiranës

Futboll

Ekipi i Duros e përmbys me 10 lojtarë dhe i shkon 1 pikë larg Tiranës

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:14
Ekipi i Duros e përmbys me 10 lojtarë dhe i shkon 1 pikë larg Tiranës

Egnatia e Shpëtim Duros po vazhdon që të korr rezultate mbreslënëse, teksa tani renditet në vendin e tretë dhe me vetëm një pikë larg Tiranës që ndodhet e dyta. Në ditën e sotme Egnatia arriti të fitonte ndaj Kastriotit, në një ndeshje që kishte jo pak përmbysje.

Fillimisht ishte Xhekson që kaloi miqtë në avantazh me anë të një penalltie. Por avantazhi nuk i zgjati shumë Egnatias pasi Santiago Selmani do të barazonte në të 36, vetëm gjashtë minuta më vonë. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, ku nuk duhet harruar se në minutën e 41 Agbekpornu mori kartonin e dytë të verdhë për ta lënë me 10 lojtarë Egnatian.

Me nisjen e së dytë ishte Hasani që prodhoi një perlë të vërtetë nga distanca për të sjellë përmbysjen e parë. Teksa Hasani ishte ende duke u gëzuar, vetëm 3 minuta më vonë, Fernando barazoi shifrat.

Këtu nisi edhe “fikja e dritave” për Kastriotin. Egnatia kishte 10 lojtarë në fushë, por nga minuta e 60 në të 64 krijoi të paktën 5 raste të pastra shënimi, duke shpërdoruar pafundësisht si të ishin në stërvitje. Por në një tentativë nga të shumtat që po krijonte Egnatia brenda pak sekondash, De Large arriti të gjente rrjetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat