Duro: Më gëzojnë 3 pikët, por më shqetësojnë 2 golat

Futboll

Duro: Më gëzojnë 3 pikët, por më shqetësojnë 2 golat

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:37
Duro

Egnatia ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 në stadiumin e Kamzës përballë Kastriotit, në një sfidë spekatakolare në javën e 15-të. Pas ndeshjes, ka folur trajneri i rrogozhinasve Shpëtim Duro.

“Shpresojmë të arrijmë objektivat, jemi një situatë të mirë.

E kam marrë ekipin në vendet e fundit dhe sot është ndër tre më të mirat. Skuadra më ka pëlqyer 30 minutat e para, shënuam dhe kaluam në avantazh por më pas u ndëshkuam.

Në pjesën e dytë ishim me 10 lojtarë, më gëzojnë 3 pikët por më shqetësojnë 2 golat e pësuar”, u shpreh Duro në një prononcim për “Oversport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat