Bastoni: E dimë çfarë lojtari është Lukaku, jemi gati për Napolin

Futboll

Bastoni: E dimë çfarë lojtari është Lukaku, jemi gati për Napolin

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:16
Bastoni: E dimë çfarë lojtari është Lukaku, jemi gati për Napolin

Mbrojtësi i Interit Alessandro Bastoni duke folur për ‘Sky Sport’ pas fitores në miqësoren kundër Reggina, ka lavdëruar sulmuesin Romelu Lukaku.

Belgu shënoi sërish në miqësoren kundër Reggina. Bastoni thotë se Lukaku është një lojtar i madh, dhe sipas Bastonit, belgu mund të bëjë gjera të mëdha.

“Ne e dimë se çfarë lojtari është Romelu. Ai e dëshmoi këtë në vitin që ishte këtu. Fatkeqësisht ai nuk mundi të na ndihmonte në pjesën e parë të sezonit për shkak të lëndimeve, por ne kemi besim dhe e dimë se si do të mund të na ndihmojë”, tha Bastoni.

“Tani jemi të përgatitur mirë dhe jemi gati për Napolin si dhe për të tetën e Champions League”, theksoi ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat