Van Persie tregon pse u prish me Arsenalin

Futboll

Van Persie tregon pse u prish me Arsenalin

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:39
Van Persie tregon pse u prish me Arsenalin

Van Persie dhe Italia, historia e një dashurie që nuk lulëzoi kurrë. Sulmuesi holandez i lindur në vitin 1983 ishte shumë pranë mbërritjes në Serie A, pasi kishte shkruar faqe të rëndësishme historie me fanellën e Arsenalit si kapiten. 278 paraqitje dhe 132 gola në atë Londër.

Ishte vetë ish-Feyenoord që pranoi se në verën e vitit 2012 ishte një hap larg veshjes së fanellës së Juventusit, në atë kohë që stërvitej nga Antonio Conte dhe që kishte kërkuar një top lojtar në sulm nga drejtuesit e Juventusit.

Vera 2012, Juventusi pas skandalit Calciopoli ishte rikthyer në fitimin e një kampionati, falë udhëzimeve të Antonio Conte. Trajneri i Juventusit (së bashku me drejtuesit) donte të vazhdonte të fitonte për të hapur një cikël në Torino. Paritici dhe Marotta kanë shumë emra në fletore, por i pari në listë është një: Robin Van Persie.

Pse holandezi? Pikërisht në atë verë sulmuesi ishte prishur me “topçinjtë” dhe ishte ish-numri 10 i klubit londinez konfirmoi në Podcast Effe Relativeren: “Një ditë presidenti i Arsenalit më tregoi bilancin e Arsenalit, ishte vërtet pozitiv.

Unë i thashë që nuk me intereson asgje sa i perket shifrave, dua ta ngre trofeun e Premier League në qiell!” Pra, diskutimi mes lojtarit dhe klubit është total dhe bardhezinjtë kuptojnë se rasti është i duhuri për të sjellë asin holandez në Torino.

Vetë Van Persie pranoi sërish interesimin e Juventusit: “Doja të largohesha nga Anglia, arritëm një marrëveshje me Juventusin, por Arsenali prishi gjithçka. Kishte dy alternativa: zgjodha United, doja të fitoja”. Kështu që Robin Van Persie ishte një hap larg uljes në Serie A dhe Juventusi mund të sillte një nga sulmuesit më të mirë të viteve 2000 në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat