Jashari drejt transferimit te gjiganti holandez

Futboll

Jashari drejt transferimit te gjiganti holandez

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:06
Jashari

Askush nuk dyshon në Zvicër se Ardon Jashari do të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen.

E të njëjtin mendim e kanë edhe drejtuesit e shumë klubeve evropiane që janë vënë pas mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.

Skuadra e fundit që është vënë pas talentit shqiptar është gjiganti holandez Feyenoord Roterdam të cilët e kanë përcjellë nga afër Jasharin.

Siç ka raportuar ekskluzivisht mediumi zviceran 4-4-2.ch një delegacion i gjigantit holandez e kanë ndjekur Jasharin në disa ndeshje në kampionatin zviceran para përfshirjes së tij në listën e të ftuarëve nga Murat Yakin për Kupën e Botës.

20-vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa Feyenoord pritet të bëj gjatë ditëve në vazhdim një ofertë zyrtare.

Kontrata aktuale e shqiptarit me Luzernin është valide deri në verën e vitit 2026, derisa skuadra zvicerane synon të fitojë rreth shtatë milionë euro nga shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat