Veprimi i turpshëm në finale dhe talljet ndaj francezëve, Emeri: Martinez duhet të kontrolloj emocionet e tij

Futboll

Veprimi i turpshëm në finale dhe talljet ndaj francezëve, Emeri: Martinez duhet të kontrolloj emocionet e tij

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:08
Veprimi i turpshëm në finale dhe talljet ndaj francezëve

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez pushtoi gjitha mediat botërore pasi festoi në mënyrë të ekzagjeruar shpalljen kampion bote. Më pas ai ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ka ofenduar futbollistët e Francës, Kilian Mbapenë dhe Aurel Çuamenin.

Pas të gjitha ndodhive të njëpasnjëshme ka reaguar edhe trajneri i skuadrës ku luan lojtari në Premier Ligë, Unai Emeri. Tekniku i Aston Vija u shpreh se:

“Dua të flas me të kur të vijë këtu javën e ardhshme, por po mendoj më shumë për performancën dhe fitoren, sesa për festën e tij. Preferoj të jem i fokusuar në mënyrën se si ai performoi dhe si do të fitojë me ne më pas.

 Unë do të flas me të sepse dua ta kontrolloj edhe për emocionet. Duhet të kemi vlera, duhet të fokusohemi tek sjellja kur jemi bashkë dhe me lojtarët kundërshtarë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat