Ten Hag e pranon

Futboll

Ten Hag e pranon

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:03
Ten Hag e pranon

“E pranoj, te Manchester United ka shumë presion”. Janë këto fjalët e trajnerit holandez të Djajve të Kuq, Erik ten Hag i cili thekson se në sezonin e tij të parë në Premier League, ka si objektiv ta rendisë skuadrën mes katër më të mirave të kampionatit ndërsa nuk harron që të vendosë në presion edhe klubet e tjera që kanë investuar shumë në merkato.

“E pranoj, Te United ka presion.

Por, unë e pranoj të vërtetën kështu siç është dhe më takon të merrem me të. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se një presion i tillë është edhe për trajnerin e Chelsea apo Newcastle që në merkato investoi shumë. Ne kemi presion të madh pasi duhet të renditemi në katër vendet e para të kampionatit, ky është objektivi ynë. Jemi të vetdijshëm se gara është shumë e fortë, por kështu edhe për shtatë apo tetë klube të tjera që gjithashtu luftojnë për një vend mes katër të parëve.

Kjo është diçka e mirë për kampionatin, njerëzit kënaqen me Premier League. Unë jam entuziast, po ndjek me vëmendje procesin dhe mënyrën si po performojmë në fushë. Nuk duhen harruar rezultatet të cilat duhet t’i marrim, por theksoj se procesi po ecën mirë.

Kemi bërë progres të madh dhe në gjykimin tim kemi shanse të larta për të qenë mes katër më të mirëve”, u shpreh Ten Hag. Manchester United rikthehet në Premier League më datë 27 dhjetor teksa luan në shtëpi ndaj Nottingham Forest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat