Peticioni u argjentinasve: Francezë, pushoni së qari!

Futboll

Peticioni u argjentinasve: Francezë, pushoni së qari!

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 13:43
Pamje

Francezët vazhdojnë të mos pajtohen me rezultatin e finales së Kupës së Botës në Katar, të cilën e humbën me penallti kundër Argjentinës. Në Francë nisë të nënshkruanin një peticion përmes internetit në mënyrë që të përsëritej ndeshja për titullin kampion të Botërorit.

Nuk ka vonuar reagimi i tifozëve të Kombëtares së Argjentinës.

Në llogarinë në Twitter të një argjentinasi, Valentín Gómez, shkruhet:

“Nëse francezët po mbledhin firma për të përsëritur finalen e Kupës së Botës, unë propozoj që të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim firma që francezët të pushojnë së qari dhe të fitojnë edhe kampionatin botëror të firmave.”

Në vetëm pak orë kishte më shumë se 30,000 nënshkrime. Synimi është të tejkalohet numri i firmave të francezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat