Përfundon në radarin e Vllaznisë

Futboll

Përfundon në radarin e Vllaznisë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:45
Përfundon në radarin e Vllaznisë

Një nga pikat ku Vllaznia la shumë për të dëshiruar në 15 javët e këtij sezoni ishte sulmi. Duke përjashtuar takimin e fundit, skuadra shkodrane kishte një mesatare prej vetëm 1 goli të shënuar për ndeshje.

Nisur nga kjo, kërkimi për një sulmues në janar është diçka urgjente. Por, ndoshta drejtuesit e klubit nuk do të kërkojnë larg për të bërë një afrim të tillë.

Rubin Hebaj, i cili në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizojë largimin nga Teuta, është një opsion për Vllazninë. Ai ka dalë nga akademia e kuqebluve dhe në Durrës ka treguar se di të zgjidhë ndeshje me golat e tij.

Në Shkodër ai gjen një ekip akoma më cilësor se në Durrës dhe kjo padyshim e ndihmon të ketë më shumë situata para portës.

Gjithsesi, për momentin gjithçka është në kuadrin e hipotezave, pasi duhet pritur janari për të parë lëvizje të konkretizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat