Josa paralajmëron largime

Futboll

Josa paralajmëron largime

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:08
Josa paralajmëron largime

Trajneri Mirel Josa paralajmëron largime nga Vllaznia. Tiranasi në deklaratën pas fitores me “poker” ndaj Teutës, tha se fillimisht duhet punuar me largimet, për të menduar mbi afrimet.

“Vllaznia duhet të punojë një herë në dalje, pastaj të punojë në hyrje se çfarë futbollistësh do të na vijnë. Kështu që do t’i shohim të gjitha me radhë.

Problemet do të diskutohen me klubin.

Kemi bërë disa takime, por diskutimet kanë qenë shumë përciptazi. Kështu që, duhet të vendosim pikat mbi ‘i’ të gjithë se ku jemi dhe se çfarë kërkojmë”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat