Zekirija Ramadani ndahet me Gjilanin

Futboll

Zekirija Ramadani ndahet me Gjilanin

Nga: K. G. Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:14
Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani nuk është më kryetrajner i Gjilanit.

Ramadani e ka bërë të ditur largimin përmes profilit të tij në facebook.

Gjilani ka përfunduar në vend të katërt në stinorin vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës, me gjithsejt 27 pikë.

“Mirupafshim S.C.GJILANI Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi.

Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub. Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner.

Falenderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaqërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”, ka shkruar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat