Edhe Brazili presion Romës për Mourinhon

Futboll

Edhe Brazili presion Romës për Mourinhon

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:31
Edhe Brazili presion Romës për Mourinhon

Pas Portugalisë, është Brazili një tjetër Kombëtare e madhe botërore që e kërkon trajneri portugez, Jose Mourinhon.

Brazili është në kërkim të përzgjedhësit të ri pas shkarkimit të Tite, i cili dështoi në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, event ky që u mbyll pak ditë më parë.

Mediat e huaja raportojnë se në adresë të Mourinhos, i cili aktualisht drejton Romën, ka shumë kërkesa.

 Brazili tani po bën presion tek portugezi që ta ketë në stolin e përfaqësueses së tyre, përderisa Roma i ka thënë JO propozimit që të jetë në dy role.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat