Inteligjenca artificiale zgjedh shqiptarin në ekipin ideal në La Liga 2

Futboll

Inteligjenca artificiale zgjedh shqiptarin në ekipin ideal në La Liga 2

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:54
Inteligjenca artificiale zgjedh shqiptarin në ekipin ideal në La Liga 2

Myrto Uzuni po shkëlqen në kampionatin spanjoll ku është kthyer në golashënuesin më të mirë të LA Liga 2, duke ndihmuar Granadën që të luftojë për kthimin në elitë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 11 gola në ndeshjet e deritanishme dhe kaq mjafton që ai të zgjidhet në formacionin ideal sipas programit të inteligjencës artificiale “Olochip”.

Ky program përllogarit vlerën që ka një futbollist i caktuar në rezultatin përfundimtar të ekipit në çdo ndeshje dhe mestarët e 21 javëve të para e shohin Uzunin të jetë i sigurt për një vend në formacionin ideal me një mesatarë të lartë.

Uzuni ka shënuar 11 gola, për çudi të gjithë në stadiumin e Granadas, “Los Carmenes”. Nëse do të fillojë të tregojë të njëjtën saktësi edhe në transfertë, atëherë me të drejtë do të jetë nja lojtar që duhet parë me shumë vëmendje edhe nga klubet e mëdha të La Liga.

Sipas “AS”, Uzuni ka një klauzolë largimi prej 12 milionë eurosh nëse e kërkon një klub i La Liga 2 dhe 18 milionë eurosh nëse e kërkon një skuadër në Primera Division.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat