Iniesta: Jam i sigurtë që Barça do të fitojë kampionatin

Futboll

Iniesta: Jam i sigurtë që Barça do të fitojë kampionatin

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 22:05
Iniesta

Ish-ylli i mesfushës së Barcelonës, tashmë mesfushori i Vissel Kobe, në Japoni, Andres Iniesta ka folur për punën e ish-partnerit të tij në fushën e blertë, Xavit në krye të Barcelonës.

Në fjalët e tij Iniesta u shpreh besim plotë për arritjet që Xavi do të ketë me “blaugranat” dhe më konkretisht fitimin e këtij sezoni të kampionatit spanjoll.

“E mori skuadrën në një situatë jo aq të lehtë, nisur nga vitet e fundit. Por besoj se ka një trend pozitiv. E di që në fund gjithçka matet me tituj, por ka lëvizje drejt asaj që shpresojmë të gjithë.

Jam i sigurt se klubi do ta arrijë fitoren në sezonin aktual. Ai u eliminua nga Champions League, që ishte një goditje për të gjithë, por vazhdon të garojë në kompeticionet e tjera.

Skuadra është në një pozicion shumë të mirë në La Liga dhe megjithëse ka ende shumë ndeshje përpara, jam i sigurt që Barcelona do ta fitojë kampionatin”,- tha Andres Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat