Leao tremb Milanin

Futboll

Leao tremb Milanin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 12:45
Leao tremb Milanin

Teksa po merret me një negociatë të komplikuar për rinovimin e kontratës, sulmuesi i Milan-it, Rafael Leao, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për RDP Africa:

“Eksperiencë në një kampionat të ri? Po, në të ardhmen… por tani jam 100% i fokusuar te Milani. Jam në një klub të madh dhe kam një kontratë, më pëlqen edhe qyteti i Milanos. Këtë vit kam parë shumë ndeshje, më pëlqen Arsenali, mendoj se luajnë shumë mirë”, përfundoi ai.

Ndërkohë, sipas asaj që raportohet nga edicioni online i Mundo Deportivo, klubi i Milanit në fakt është i gatshëm të pranojë kërkesat e portugezit, duke pranuar kërkesën prej 7 milionë eurosh në sezon që lojtari ka bërë. Por jo vetëm.

Leao kishte kërkuar gjithashtu ndihmë në lidhje me gjobën që do t’i paguhet Sporting Lisbonës dhe Milan, sipas Mundo Deportivo, do të kishte rënë dakord ta ndihmonte atë, në një mënyrë ende për t’u sqaruar dhe jo plotësisht e specifikuar nga gazeta spanjolle.

Lojtari ka avantazhin e kohës në anën e tij, e cila po i mbaron klubit. Drejtuesit e kuqezinjve kanë rinovimin e Rafës si “përparësi absolute” dhe do të ishin të gatshëm të bënin një përpjekje të rëndësishme ekonomike për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat