Lewa e pranon: Nuk ishim në gjendje të konkurronim me Interin dhe Bayernin

Futboll

Lewa e pranon: Nuk ishim në gjendje të konkurronim me Interin dhe Bayernin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Lewa e pranon

“Muajt ​​e parë kanë shkuar shumë mirë. Ne jemi të parët në Ligë, edhe pse ndeshjet e para në janar do të jenë shumë të rëndësishme”.

Kështu është shprehur sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Sport’.

Ish-ylli i Bayern Munich e pranon se është i zhgënjyer me eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Nuk luajtëm ashtu siç do të duhej. Kishim disa lëndime, veçanërisht në mbrojtje, dhe kjo na bëri të humbnim ritmin dhe stabilitetin”, tha ai.

“Bëmë disa gabime të vogla dhe na mungoi fati. Ne nuk ishim në gjendje të konkurronim me Interin dhe Bayernin, por jemi të kënaqur me përparimin tonë në ligë”, theksoi reprezentuesi polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat