Bardhi: Jemi të lumtur për fitoren, nuk heqim dorë nga titulli

Futboll

Bardhi: Jemi të lumtur për fitoren, nuk heqim dorë nga titulli

Nga: K. Goca Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:26
Bardhi

Trabzonspor ka fituar me rezultat 2:0 derbin ndaj Fenerbahces në kuadër të javës së 15-të të kampionatit turk. 

Enis Bardhi hyri në minutën e 76-të kur rezultati ishte 1:0, ndërsa në anën tjetër Ezgjan Alioski nuk ishte në formacion.

Pavarësisht humbjes, Fenerbahve mbeti kryesues i tabelës me 29 pikë, por Galatasaray mund të marrë kryesimin nëse fiton sot. Trabzon është i gjashti në renditje të tabelës, por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohen për të arritur në krye të tabelës, këtë e thotë edhe Bardhi.

“Jemi shumë të lumtur që e fituam këtë ndeshje. Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që fituam një ndeshje kaq të rëndësishme. Ne luftojmë për çdo ndeshje.

E dimë se do të jetë e vështirë në luftën për titullin e kampionit. Por të jeni të sigurt se do të luftojmë për titull”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat