Lewandowski: Ne duam të fitojmë në Europa League

Futboll

Lewandowski: Ne duam të fitojmë në Europa League

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:55
Lewandowski

Me zhgënjimin e eleminimit nga Champions League, Barcelona tani synon t’i shkojë deri në fund, trofeut të 2-të më prestigjioz në continent, Europa League.

Në një intervistë për mediat spanjolle, sulmuesi “pykë” i Barcelonës, Robert Lewandowski është shprehur i drejtpërdrejtë teksa tha ndeshja e parë kundër Manchester United do të jetë vërtetë e vështirë.

“Ne duam ta fitojmë atë.

Ndeshja e parë do të jetë kundër Manchester United dhe do të jetë shumë e ndërlikuar. Rruga drejt fitores është shumë e gjatë,

Gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë vetëm nga loja në lojë”,- u shpreh lideri i sulmit “blaugrana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat