Njerëz dytësor në MKRS në shërbim të kapjes dhe izolimit të FFK-së

Futboll

Njerëz dytësor në MKRS në shërbim të kapjes dhe izolimit të FFK-së

Nga: Fekmi Kongjeli Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:17
Fekmi Kongjeli, i pari në të majtë dhe Agim Ademi, i treti në të djathtë

Duke qenë në radhë të parë ish-futbollist dhe nga fundi i viteve 90 veprimtar dhe kontribuues në të gjitha proceset në të cilat kemi kaluar si popull, një pjesë shumë të madhe të kohës ja kam kushtuar për 32 vjet sensibilizimit të sportit në përgjithësi, e futbollit në veçanti para faktortit ndërkombëtar e në veçanti atij gjerman.

Kemi arritur të krijojmë me mund e sakrifica ura lidhëse dhe mbështetje të fuqishme, e cila pas një padrejtësie shumë të madhe për afër 30 vjet izolim, rezultoi me pranim në UEFA dhe FIFA. Të gjitha pengesat për aq shumë vite ishin të armiqve tonë. Dhe gjatë gjitha periudhave kishte një unitet të jashtëzakonshëm mes institucioneve tona dhe veprimtarëve që ndihmonin gjithë andej për realizimin e ëndrrave për ndërkombëtarizimin e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.

Vlen të potencohet se të gjitha MKRS-të e pas luftës pavarësisht ngjyrave politike ishin në shërbim të ndërkombtarizimit dhe krijonin të gjitha kushtet në këtë drejtim. Ishin bashkëpunues dhe mirënjohës.

Edhe pas pranimit duke pas parasysh rrugëtimin dhe izolimin e gjatë e të padrejtë u rreshtuan në përkrahje të kombëtares, të klubeve që filluan të na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare, e ku emri i Kosovës njihet në tërë globin. Kosova me të gjitha grupmoshat dhe të dy gjinitë e me kater klube na përfaqëson ndërkombëtarisht.

Dhe tani kur veq jemi te vlerësuar shumë lart nga faktori ndërkombëtar për organizim e vizion për të ardhmen dhe të përkrahur maksimalisht për ligjshmëri nga dy institucionet të cilat financojnë dhe monitorojnë FFK-në, UEFA dhe FIFA, e ku për të gjitha këto meritat janë të strukturave të FFK-së me në krye Agim Ademin, në vend që kjo të na gëzoi, duke pas parasysh të kaluarën shumë të vështirë, të tanishmen me krenari dhe të ardhmen me shpresë për rezultate kulminante, ne pengohemi nga disa njerëz brenda MKRS-së, të ndikuar nga grupe interesi.

Izolimin që na shkaktuan të tjerët, e tejkaluam me mund e sakrificë. Por në izolimin që duam ta fusim veten vështirë se do të dalim lehtë!

MKRS në vend që të shërbejë në përkrahje dhe zhvillim të sportit, tronditi opinionin në emër të “Ligjshmërisë” duke ra viktimë e interesave të një grupi të caktuar, për kapje të FFK-së, përmes shantazhimit për licencim!

Çka është me tragjike, një grusht njerëzish për interesa puro personale përmes institucionit, i cili në vend se të shërbejë për interesa të përgjithshme për çka edhe paguhen nga taksat e popullit, përçan, trondit dhe sfidon një komunitet të tërë të futbollit, i cili është duke e bërë krenar kombin! Kjo vërtet nuk do koment! Diasporës dhe veprimtarëve të shumtë po ua vritni krenarinë, dëshirën dhe ndjenjen atdhetare.

(Fekmi Kongjeli është përfaqësues i FFK-së për Gjermani dhe menaxher i licencuar në FIFAP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat