“Blindon” titullarin bavarez

Futboll

“Blindon” titullarin bavarez

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
“Blindon” titullarin bavarez

Lucas Hernandez pësoi një dëmtim në rëndë në Botërorin e Katarit.

Mbrojtësi francez dëmtoi gjurin në duelin ndaj Australisë dhe ka mbyllur sezonin.

26-vjeçari është një element shumë i rëndësishëm për Bayern Munchen, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamixhiq ka shuar çdo dilemë rreth së ardhmes së lojtarit të lindur në Marseille në një prononcim për Bild.

“Bisedimet e rinovimit me agjentët e Lucasit po ecin shumë mirë.

Është e kotë ta mohojmë, ai ka ADN-në e Bayernit. E ardhmja e tij është te Bayerni, mos kini dyshime për një gjë të tillë”, u shpreh drejtuesi boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat