Alarmohet Interi

Futboll

Alarmohet Interi

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 22:04
Alarmohet Interi

Te Interi e nisin vitin 2023 me objektiva të qartë për të kthyer skuadrën në majën e klasifikimit, por edhe për të ruajtur një pjesë të madhe të grupit që ka kthyer protagonistë zikaltrit në Itali dhe Europë.

Por situata e një futbollisti të paprekshëm të Inzagit ka filluar të bëhet shumë problematike, pasi ai nuk po u kthen përgjigje drejtuesve.

Sipas “Sky Sport”, Milan Skrinjar nuk u ka kthyer asnjë përgjigje drejtuesve zikaltër sa i përket ofertës që i kanë bërë për rinovimin e kontratës. Klubi kërkon që të mbyllë gjithçka sa më parë në mënyrë që të sigurojë firmën e futbollistit që në ditët e para të janarit, por mungesa e një përgjigje ka bërë që negociata të mbeten në vendnumëro.

Ekziston rreziku që ai të largohet me parametër zero nga Milano ndaj Marota dhe Auzilio kanë filluar t’i bëjnë presion futbollistit dhe do të kërkojnë një takim me përfaqësuesit e tij sa më parë, që të kenë një ide të qartë për planifikimin e skuadrës së të ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat