​Klopp: Bellingham është i jashtëzakonshëm

Futboll

​Klopp: Bellingham është i jashtëzakonshëm

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 13:54
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vlerësoi përfaqësuesen e Anglisë dhe lojtarin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Bellingham është 19-vjeç dhe është lidhur me një kalim te Liverpool dhe Real Madrid.

“Nuk më pëlqen të flas për para kur flasim për një futbollist si ai. Të gjithë mund ta shohin se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Klopp, i cili drejtoi Borussia Dortmundin për shtatë vjet, duke shtuar:

“Nëse do të pyesni dikë që njeh futboll, por që nuk e ka ndjekur për një kohë, me siguri do të merrnit përgjigjen se ai është 28-29 vjeç. Ai ishte i shkëlqyer në Kupën e Botës. Shumë nga atributet që ai zotëron janë të vështira për t'u mësuar, por ajo në të cilën duhet të lulëzojë është e lehtë për t'u mësuar".

Klopp përsëriti se Bellingham është një lojtar shumë i mirë.

“Këtë e kam thënë për dy ose tre vjet, që kur ai depërtoi në Dortmund. Tashmë të gjithë e dinë këtë, por nuk e di se çfarë do të thotë për para, sa kushton. Duhet t'i bëjmë një nder dhe të mos flasim kaq shumë për paratë, këtë e them nga këndvështrimi anglez. Mos i vendosni pengesa”, përfundoi eksperti gjerman.

Liverpool aktualisht është i gjashti në renditjen e Premier Ligës, shtatë pikë më pak se Tottenhami i vendit të katërt dhe do të luajë me Aston Villa në Birmingham nga ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat