Tre kandidatë për të zëvendësuar Lewandowskin

Futboll

Tre kandidatë për të zëvendësuar Lewandowskin

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:09
Tre kandidatë për të zëvendësuar Lewandowskin

Teksa kampionati spanjoll pritet të kthehet në fushë të enjten, te Barcelona, trajneri Ksavi Hernandez ka nisur të mendojë prej kohësh se cili do të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowskit në tri takimet e radhës.

Polaku është dënuar me 3 ndeshje nga Komisioni i etikës, duke e vënë në një situatë delikate trajnerin Ksavi. Kjo parë rendimentin e shkëlqyer të polakut me 13 gola në La Liga.

Trajneri i Barçës nuk mund të qahet për mungesën e alternativave, por nga tre zëvendësuesit e mundshëm të polakut, askush nuk duket se ka një avantazh të dukshëm.

Më saktë, Ferran Torres, Memfis Depai dhe Ansu Fati janë tre kandidatët për të “bërë” Lewandowskin në tri takimet e radhës të katalanasve.

Ferran Torres (5 gola në 18 ndeshje), Ansu (3 gola në 20 ndeshje) dhe Depai (një gol në tri ndeshje) janë kandidatët.

Dy prej tyre do të jenë titullarë ndaj Espanjolit, por Ksavi nuk e ka ende të qartë se cili është më i përshtatshmi. Ndërkohë, në një anketë të gazetës “Mundo Deportivo”, Ansu Fati shihet nga tifozët si emri i duhur për të zëvendësuar Lewandowskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat