Ajaxi zyrtarizon ndarjen me mbrojtësin veteran

Futboll

Ajaxi zyrtarizon ndarjen me mbrojtësin veteran

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Ajaxi zyrtarizon ndarjen me mbrojtësin veteran

Ajaxi i Amsterdamit njoftoi këtë të martë ndërprerjen e kontratës me Daley Blind me marrëveshje të ndërsjellë. I formuar në klub, djali i Danny Blind, një prej figurave historike të klubit, tani është i lirë dhe mund të nënshkruajë me çdo skuadër. Daley Blind ishte e Holandës në “Katar 2022”, madje pjesë e formacionit titullar.

“Shpresoj që të gjejë një klub tjetër për t’i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme. Së bashku me të vendosëm të caktojmë një ndeshje në “ArenA”, ku ai mund t’u thotë lamtumirë tifozëve”, – shpjegoi Edwin van der Sar, CEO i Ajax-it, cituar nga faqja e internetit e klubit.

Daley Blind, i cili kishte kontratë me Ajaxin deri në qershor 2023, është 32 vjeç dhe ishte në periudhën e dytë në klubin e Amsterdamit, pasi kishte veshur fanellën e Manchester United midis 2014 dhe 2018.

Ka zëra se Blind mund të bashkohet me Antwerpin në Belgjikë, klub që drejtohet nga Mark van Bommel dhe drejtori teknik, Marc Overmars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat