Ekipi francez përjashtohet nga Kupa

Futboll

Ekipi francez përjashtohet nga Kupa

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 23:15
Ekipi francez përjashtohet nga Kupa

Caen garon në Ligue 2, renditet në vendin e shtatë dhe po lufton për t’u rikthyer në elitën e futbollit francez.

“Vikingët” fituan 0:3 duelin ndaj Virois (21 dhjetor), përballje e vlefshme për raundin e 1/64-ve në Kupën e Francës.

Por, një gabim teknik i ka kushtuar skuadrës përjashtimin nga kompeticioni.

Trajneri Stephane Moulin aktivizoi Dieudonne Gaucho Debohi, kapitenin e ekipit të dytë të Caen.

Një gafë e pafalshme, pasi 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk duhet të luante për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë me ekipin rezervë, pezullim që duhej shlyer tek ekipi i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat